TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Garda e Republikës u rreshtua tek dera e kryesore e Parlamentit dhe nuk ka lejuar deputetët e opozitës të futen brenda para orës së nisjes së seancës.
“Hapni derën, lejoni të futen brenda ata që nuk janë të përjashtuar”, thonë deputetët.
Deputeti, Bledjon Nallbati kërkoi të futet në Kuvend pasi vendimi për përjashtimin e tij është deri më datën 21, por nuk janë te këtij mendimi punonjësit e Gardës, të cilët shprehet se vendimi përfshin edhe datën 21.
“Jeni në terezi apo jo”, dëgjohet të thotë një tjetër deputet i PD-së.
Kujtojmë që Kuvendi do të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Në pikën e parë të rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Teksa Kuvendi do të votojë për kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, opozita me sloganin “O sot, o kurrë” do të protestojë sërish kundër asaj që ajo e konsideron uzurpim të pushtetit të Parlamentit.
Këshilli i Mandateve ka dorëzuar në Kuvend 2 raporte lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Konkretisht, janë dorëzuar në Kuvend “Raporti rekomandues i deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe Raporti rekomandues i deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestim/heqje lirie për Berishën nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.
Këto 2 raporte do të prezantohen në seancën plenare të ditën së nesërme, ku pritet që Kuvendi të votojë për imunitetin e Berishës. Kujtojmë se pak ditë më parë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka votuar pro dhënies së autorizimit të SPAK për heqjen e lirisë së Sali Berishës në lidhje me çështjen “Partizani”. Ditën e sotme, deputetët do të votojnë për heqjen ose jo të imunitetit të Sali Berishës.