AKTUALITET, 1 Shtator 2025, 20:38

Vizitoi të ëmën e sëmurë, Ramazan Rraja del nga burgu i Fushë-Krujës

Vizitoi të ëmën e sëmurë, Ramazan Rraja del nga burgu i

Lë përkohësisht qelinë e paraburgimit në Fushë-Krujë, Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala raporton se arsyeja e daljes nga burgu e Rrajës është shëndeti i nënës së tij, që mësohet është përkeqësuar.

Mësohet se Ramazan Rraja është shoqëruar nga forcat speciale dhe qëndrimi i tij ka qenë shumë shkurt, rreth 40 minuta.

Ramazan Rraja ndodhet në burg, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Bashkë me të në burg është dhe babai i tij, Xhelal Rraja.

Ramazan Rraja është i dënuar me 6 vite burgim (gjykim i shkurtuar) për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Landi Muharremit (Rumi i Shijakut), ngjarje e ndodhur më 1 nëntor 2019. Në atë atentat mbetën të plagosur Arjan Ndoja dhe Rrumi i Shijakut, kurse fatkeqësisht humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

30-vjeçari u arrestua në një lokal në zonën e Fushë-Krujës mbrëmjen e 19 prillit të vitit 2023.