AKTUALITET, 4 Nëntor 2022, 13:22

Dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë drejtimit të makinës, ndërron jetë 48 vjeçari në Lushnje

Dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë drejtimit të makinës,
Makina e aksidentuar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje, ku një person ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, ku si pasojë e një aksidenti një person ka mbetur i vdekur. 48 vjeçari i identifikuar si E. Ll., dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike. 48-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.