AKTUALITET, 23 Maj 2024, 10:16

Dyshohet se kishte destinacion Shqipërinë, kapet 200 kilogramë drogë në Portin e Pireut, katër të arrestuar

Dyshohet se kishte destinacion Shqipërinë, kapet 200 kilogramë

Gjithsej 320 kilogramë kokainë brenda dy kontejnerëve që transportonin karkaleca nga Amerika Latine janë gjetur nga oficerët e portit në portin e Pireut.

Sipas SKAI destinacioni final dyshohet se ishte Shqipëria, prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës.

Policia ka arrestuar, konkretisht një person nga Shqipëria i cili ishte i arratisur që prej vitit 2017. Ai ishte i përfshirë në një rast tjetër droge pasi u arrestua për prodhimin e pilulave kaptagon të cilat njihen si droga xhihadiste.