AKTUALITET, 22 Maj 2024, 22:45

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam një apartament dhe makinë me kredi. Duan të shfryjnë duf, Dumani apo dushmani

SPAK po i heton pasurinë? Noka: Kam një apartament dhe makinë me

Sot në media u tha Flamur Noka është nën hetim pasuror nga SPAK. Sipas mediave, në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i gjithë transaksioneve financiare në emër të tij gruas dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në gjithë sistemin bankar të Shqipërisë dhe në gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerje pronash apo akt marrëveshje të tjera të tij apo familjarëve me të tretë.

Sipas Gazetës Tema hetimi është pjesë e një procedimi penal regjistruar në SPAK, i cili ka të nevojshëm të plotësohet edhe me verifikimin e pasurisë së Flamur Nokës. Në listën e hetimit është Flamur Noka, Eva Noka, dhe dy fëmijët, djali E.Noka dhe vajza K. Noka.

Flamur Noka, i ftuar në A2 CNN, tha se nuk është vënë në dijeni, megjithatë shprehet se nuk është aspak i shqetësuar për shkak se pasuria e tij është e deklaruar.

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, e konsideroi si një presion i Dumanin, sipas së cilit nuk trembet fare në betejën e tij opozitare.

“Nuk e di dhe nuk shqetësohem fare, e kam thënë që e kam deklaruar pasurinë prej 16 vitesh, jam i pastër para ligjit në mënyrë absolute. Unë kam një apartament që kam 16 vjet që paguaj kredi, kam një makinë që kam 10 vite që paguaj kredi. Të vazhdojnë sa të duan, nuk kam shqetësim, nuk i kam futur dorën askujtnë xhep, fle i qetë, a nëse duan të hetojnë, duan të shfryjnë duf, le të vijojnë, Dumani apo dushmani. Asgjë nuk më ndal për këtë betejë time”, tha Noka.