AKTUALITET, 13 Janar 2023, 16:50

Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një të mitur, arrestohet 65-vjeçari në Lushnje! I sekuestrohen fishekë në shtëpi

Dyshohet se ka kryer marrëdhënie me një të mitur, arrestohet

Një 65-vjeçar në Lushnje është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka përdhunuar një të mitur.

Në pranga është vendosur shtetasi Xh.V. Gjithashtu policia bën me dije se nga kontrolli në banesën e tij, 65-vjeçarit iu gjetën dhe 2 krehëra arme zjarri me fishekë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. V., 65 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga ky shtetas, në Lushnjë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 krehëra arme zjarri dhe municion luftarak.