AKTUALITET, 9 Maj 2023, 14:59

Aksident në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, përplasjen dy automjete, tre të plagosur (Emrat)

Aksident në aksin rrugor Gramsh-Cërrik, përplasjen dy automjete,

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gramsh-Cërrik. Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kacivel, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti mësohet se janë plagosur tre persona të cilët janë transportuar drejt spitalit të Gramshit. Të plagosurit janë identifikuar si Elton Kotorri, 42 vjeç; Sokol Bërdëllima, 35 vjeç;
Bedrane Menko, 48 vjeçe.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbulimin e shkaqeve të këtij aksidenti.