AKTUALITET, 26 Shtator 2022, 12:55

Dyshohet se abuzuan me tenderin për plehrat kimike, Gjykata e Tiranës lë në burg katër punonjësit e UBT-së

Dyshohet se abuzuan me tenderin për plehrat kimike, Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg katër zyrtarët e UTB-së, të dyshuar për vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Të paktën deri në perfundim të hetimve, zyrtatët e universitetit bujqësor të Tiranës për abuzime me tenderat do mbeten në burg.

Kështu, arrest me burg u caktua për Ali Rasha, me detyrë drejtori i formës didaktike eksperimentale në UBT, Tahir Ballgjini përgjegës i sektorit të Bujqësisë, Rushit Suna, specialist i sektorit të bujqësisë, Ahmet Mejdani, magazinier në magazinën qendrore të UBT.