TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Durrësit ka arrestuar një 50-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.
Blutë bëjnë me dije se ai dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet F. B., 50 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. B., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.