TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama bën me dije se sot nis operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë.
Ky eksport detar do të përfshinë 27 destinacione, mes tyre edhe Japonia.
"Në Sarandë nis sot operacioni më i madh i eksportit detar të Shqipërisë, i cili e përfshin edhe Japoninë në hartën e eksporteve shqiptare, që nga 3 vende në vitin 2013 sot ka plot 27 destinacione.
“Industria shqiptare e peshkimit tanimë është një industri konkuruese në tregun ndërkombëtar dhe pas pesëfishimit të eksporteve të saj në dy mandatet e para, synojmë dyfishimin në Mandatin e Tretë”, shkruan Rama.
Bashkë me Ramën duke ndjekur operacionin ishte edhe ambasadori i Japonisë.
“Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në këtë dërgesë të parë nga Shqipëria në Japoni. Shpreh respekt për punën. Jam i kënaqur që ju kontribuoni në këtë mënyrë në ekonominë shqiptare. Dërgesa më e fundit e tonit është shumë e mirë në Japoni.
Ky është një biznes i ri sfidues në Shqipëri dhe po kështu ky biznes mund të kontribuojë në vëllimet tregtare të dy palëve. S’është vetëm diçka e njëhere, por që do të vazhdojë. Jam i lumtur që ndodhem këtu, është nder”, tha ambasadori japonez.
