TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:30 në aksin Rrogozhinë-Durrës, ku ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se një mjet tip “Honda” është përplasur me një trajler me targa të Malit të Zi, e për pasojë shoferi është plagosur në kokë.
Sipas policisë, dyshohet se mjeti “Honda” ka qenë me shpejtësi tej normave dhe është përplasur me pjesën e pasme të trajlerit.
Shoferi i plagosur është dërguar me ambulancë në Spitalin e Durrësit, teksa policia ka kryer të gjitha veprimet hetimore.