TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kasandër Noga 44-vjeçari shqiptar që i bëri atentat Erion Hasanbelliut në Belgjikë është arrestuar nga autoritetet austriake në Vjenë.
Autori i dyshuar dhe i plagosuri janë përfshirë në një sagë përplasjesh për të paktën 20 vite me radhë.
Pikërisht rreth 20 vite më parë, Noga me mikun e tij Julian Çelën dyshohen se hynë në spitalin e reanimacionit ku ishte i shtruar babai i Erion Hasanbelliut, Aqif Hasanbelliu bashkë me një person tjetër dhe pasi u hoqën serumet dyshohet se qëlluan drejt tyre duke i lënë të vdekur në vend.
Një vit më vonë Hasanbelliu me shokun e vëllait të tij dyshohet se qëlluan drejt Nogës dhe mikut të tij Çelës në Belgjikë duke e lënë të vrarë këtë të fundit. Ndërkohë vetë Noga i mbijetoi këtij sulmi.
Si ndodhi ngjarja pak ditë më parë
Noga dyshohet se ka qëlluar para hyrjes së hotelit Adolphe Maxlaan në Bruksel, në drejtim të 43-vjeçarit.
Sipas dëshmitarëve ai erdhi nga hiçi duke hapur zjarr ndaj Hasanbelliut. Prokurori publik në Bruksel thotë se Hasanbelliu ka marrë gjashtë plumba dhe tashmë është në rrezik për jetën.