TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Beratit pasi kanë dhunuar me mjete të forta një 18-vjeçar. Ky i fundit si pasojë e plagëve ndodhet në Spitalin e Traumës për të marrë mjekim.
Ndërkaq policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar të plagosjes.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. T., 19 vjeç, banues në Lapardha dhe A. S., 19 vjeç, banues në Berat, pasi në afërsi të fshatit Lapardha, kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.”, njofton policia.