TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka ngritur alarmin e fenomenit të pastrimit të parave, që sic thotë ai nuk është bërë aq sa duhet.
Në raportimin që ai bërë para Këshillit Kombëtar të Integrimit tha se vlerësimet janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme.
Ajo që duhet bërë u shpreh Çela është nevojë për ridimensionim të angazhimit të cdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave.
“Sa i përket pastrimit të parave, me gjithë masat që janë marrë dhe ka një përmirësim të shifrave jam i mendimi se nuk behët mjaftueshëm në këtë drejtim. Të gjitha vlerësimet janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që forca goditëse nuk është në nivelin e duhur. Kemi bërë përpjekje maksimale si ne ngritjen e strukturave, me trajnime dhe forcimin e kapaciteteve. Por nuk është bërë sa duhet. Ka nevojë për ridimensionim të angazhimit të cdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave”, tha ndër të tjera Kryrprokurori.