TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për lajmin e vrasjes nga polici të kolegut të tij, brenda Komisariatit nr.3 mbrëmjen e 23 majit.
“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion”, shkruan Presidenti Meta në rrjetet sociale.