AKTUALITET, 24 Maj 2022, 12:32

Dyshohet se është e përfshirë në skema korruptive, ministri i Drejtësisën njofton shkarkimin e drejtueses së Agjencisë së Trajtimit të Pronave (EMRI)

Dyshohet se është e përfshirë në skema korruptive,

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri të ditur se para disa ditësh është shkarkuar nga detyra, drejtuesja e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Jonida Baci.

Sipas ministrit te Drejtesise, drejtuesja e Agjencisë së Trajtimit të Pronave dyshohet se ka qenë e perfshire ne dy skema korruptive me ish pronaret.

“Kur flas për zyrtarë të lartë e kam fjalën për drejtuesen e këtij institucioni, i cili është shkarkuar para pak ditës me propozimin tim nga kryeministri, por edhe për zyrtarë të tjerë në atë agjenci”, tha ministri i Drejtësisë.

Më tej, Manja inkurajoi SPAK që të vazhdojë punën me procesin hetimor, pasi i ka të gjitha kapacitetet.

“Lidhur në bashkëpunim me SPAK unë e vlerësoj punën e SPAK në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e kam përshëndetur punën e SPAK dhe kam besimin e plotë se SPAK ka jo vetëm kapacitetet e duhura hetimore për ta çuar para këtë proces por edhe shumë procese të tjera penale”, u shpreh Manja.