TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pyetje: Qeveria shqiptare nuk është optimiste që në samitin e qershorit do marrë përgjigje pozitive. A është vetoja bullgare e vetmja pengesë për Shqiperine për të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare?
Kreu i delegacionit nga PE, McAllister: Citoj nga rezoluta jonë e Parlamentit për këtë cështje se ka rëndësi. “PE ndjen keqardhje për vonesat në çeljen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Theksojmë solidaritetin e plotë me qytetaret e dy vende e konsiderojmë këtë dështim që është një rrezik i vërtetë për politikën e zgjerimit e dëmton dhe reputacionin e BE si një aktor i besueshëm gjeopolitik. Pra PE vijon të bëjë thirrje të ketë fillim të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim.
Ne i kemi bërë thirrje këshillit të ruajë besueshmërinë duke çelur negociatat me të dyja vendet si është rekomanduar në vijimësi nga komisioni.
Pra kjo është situata për momentin të shohim çfarë do ndodhë në javët në vijim. Jemi shumë të fokusuar në këtë moment të vazhdojmë te plani A e do jetë vërtet i merituar nese e arrijmë.
Pyetje: Jeni i shqetësuar nga deklaratat e kryeministrit Rama ne Bruksel që nëse s’do marrim përgjigje pozitive Shqipëria do ndryshojë kurs?
McAllister: Ne jemi për momentin tërësisht të angazhuar për përmbushjen e planit A, përndryshe politikanët kanë dhe plane B e C por s’dua të flasim publikisht për planet B e C. Për momentin duam të përmbushet plani A .