AKTUALITET, 27 Mars 2023, 16:34

"Nisma Thurje" depoziton kërkesën për regjistrimin në zgjedhje, Shabani: Do ta provojmë veten për kryebashkiak në një bashki

"Nisma Thurje" depoziton kërkesën për regjistrimin

"Nisma Thurje" depoziton kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Drejtuesi i saj, Endrit Shabani ka bërë me dije se në zgjedhjet lokale të 14 majit, do të kandidojnë për këshillat bashkiakë në 3 bashki, Tiranë, Mat dhe Korçë.

Ai bëri me dije se për të provuar veten do të zgjedhin të garojnë edhe në një bashki të vogël siç është ajo e Dropullit, ku u shpreh se ka mundësi edhe të fitojnë.

Shabani u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës që në rast se nuk duan që interesat e tyre të mbrohen nga ata anëtarë të këshillave që kanë qenë deri tani, duhet të votojnë për kandidatët e “Nismës Thurje”.

“Ne do të garojmë në Përrenjas, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin Mirditë, Dibër, Klos dhe Mat, Korçë, Tiranë.

Duke qenë se nuk mund të paraqitemi vetëm me këshilla bashkiakë kemi vendosur të provojmë veten edhe në një bashki të vogël, atë të Dropullit.

Pavarësisht lidhjes së fortë me Tiranën, nuk po kandidojmë pasi nuk duam të gënjejmë qytetarët sepse e kemi të pamundur të fitojmë, por mund të fitojmë garën për këshillin bashkiak.

U bëj thirrje qytetarëve, cili nga kandidatët do të mbrojë më mirë interesat e tua në Këshillin Bashkiak, ata të pestë që njeh apo kandidatët tanë, profesionistët tanë të rinj. Nëse mendoni që janë më mirë këta që janë, vijoni dhe votojini”, ka deklaruar ai.