TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë paradites së sotme në qendër të qytetit të Shkodrës, tek zona e këmbimit valutor.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit. Ndaj tij është qëlluar katër herë.
Autori dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe pasi ka qëlluar është larguar në drejtim të kryqëzimit të ish-degës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje. Po ashtu “blutë” janë vënë në ndjekje të autorit.