TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit prej disa ditësh janë duke kryer kontrolle në institucione, biznese private dhe banka për të marrë dokumentacione të nevojshme për hetimet që vijojnë për dosjen "5D" dhe aferën e shekullit, atë të inceneratorëve.
Në fokus të këtyre kontrolleve janë edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj.
CNA raportoi një ditë më parë se oficerët e BKH-së shkuan në disa institucione dhe biznese private për të marrë dokumentacione të nevojshme për hetimet që vijojnë për dosjen "5D".
SPAK-u po mbledh dokumentacionet zyrtare nëpër kompani private dhe individë, të cilët kanë pasur lidhje me drejtorët e dosjes “5D”.
Ndërkohë, mëngjesin e së martës, oficerët e BKH-së kanë shkuar në disa banka të nivelit të dytë për të mbledhur dhe për të tërhequr të gjitha të dhënat nga llogaritë bankare për transaksionet që ka kryer Erion Veliaj, për transaksionet e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe të vëllait të tij, Arbër Veliaj.
Pas veprimeve të BKH-së dhe mbledhjes së materialeve, qartësisht duket që SPAK-u ka filluar të verifikojë lidhjet e forta të Erion Veliajt me drejtorët dhe jo vetëm për dosjen "5D", por edhe për aferën e inceneratorëve.
Gjithashtu kanë filluar që të hetojnë pasurinë e Erion Veliajt, Ajola Xoxës dhe të vëllait të tij Arbër Veliaj në lidhje me transaksione të shumta, të dyshimta, pasurie e të tjerë.
Theksojmë që CNA raportoi më 10 maj se ky hetim do të thellohet me informacione që po mblidhen zyrtarisht, ku tregohet lidhja e drejtorëve të Veliajt.
SPAK-u po ecën me ritme të shpejta për dosjen "5D".
Ky është një hetim i prokurorit Klodian Braho, i cili zbuloi një grup hajdutësh në Bashkinë e Tiranës, që duket se është më i gjerë edhe sesa personat tashmë të arrestuar apo personat nën hetim.