AKTUALITET, 21 Maj 2024, 20:59

Alfred Balla u përjashtua nga sistemi i drejtësisë, Meta: Rilindja, pasi të shtrydh pa mëshirë, të flak me kënaqësi për statistika

Alfred Balla u përjashtua nga sistemi i drejtësisë, Meta:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për të shkarkuar kreun e KLP Alfred Balla si dhe për ta përjashtuar 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Meta, në reagimin e tij shkruan se ‘Rilindja’ pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur statistikat se ne nuk pyesim për të tanët.

“”Rilindja” pasi të shtrydh pa mëshirë të flak me kënaqësi për të mbushur “statistikat” e saj të neveritshme se ne nuk pyesim as për “tanët”.

Asnjë iluzion për Ramaformën, kryeturpin e “reformave”!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se sot, Kolegji i Posaçëm i Apelimit miratoi sot kërkesën e Komsionerit Publik për të shkarkuar Alfred Ballën nga sistemi i drejtësisë dhe ndalimin e tij për të kandiduar për 15 vite për postin e Prokurorit, Gjykatësit, Anëtarit të KLGJ, KLP apo Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në raportin e hartuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa konstatohet se Alfred Balla ka refuzuar të ushtrojë procesin e vettingut, me argumentin se ai nuk kishte statusin e magjistratit, ndërkohë që ushtronte funksionin në ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë. Në raportin që u miratua ditën e sotme edhe nga Kolegji i Posaccëm e Apelimit është marrës i prove një e-mail që Alfred Balla i ka dërguar organeve të vettingut të cilave u kërkon që të ndërpritet procesi i rivlerësimit për të.

“Lidhur me vullnetin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për vazhdimin e procesit të rivlerësimit, nga aktet në dosje, rezulton se, pasi subjektit të rivlerësimit, më datë 5.1.2022, u njoftua në rrugë elektronike për fillimin e procedurave për shqyrtimin e akteve të procesit të rivlerësimit kalimtar përkatës, me email-in e datës 6.1.2022, drejtuar Komisionit, ka referuar se i është drejtuar këtij të fundit në vitin 2018, me kërkesën për ndërprerjen e kësaj procedure, kërkesë për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje. Subjekti i rivlerësimit, ndër të tjera, pretendon: […] se një proces i tillë Vettingu nuk më duhet se nuk kam statusin e magjistratit si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […]”, thuhet në raportin e Komisionerit Publik.

MBARIMI I MANDATIT

Ndërkohë që në mbarim të mandatit, Alfred Balla kishte kërkuar që të rikthehej në funksionin e këshilltarit Ligjor në Gjykatën e Lartë, por sipas Komisionerit Publik kjo e drejtë për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë i duhej hequr për 15 vite, pasi kreu aktual i KLP-së kishte refuzuar të bënte procesin e vettingut. Si e tillë në Kushtetutë në pikën G është përcaktuar që magjistratët që refuzojnë vettingun, përjashtohen nga sistemi për 15 vite.

“Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës.

2.11 Po ashtu, rezulton e provuar nga aktet, që subjekti i rivlerësimit, z. Balla, teksa trupi gjykues i Komisionit ishte në pritje të kthimit të përgjigjeve për pyetësorin nr. 2, lidhur me vlerësimin e pasurisë, njoftoi Komisionin se, me vullnetin e tij, hoqi dorë nga kërkesa e tij drejtuar për njohjen e statusit në rrugë administrative nga KLGJ-ja, pasi, më datë **.3.2023, i është drejtuar organit të KLGJ-së, me kërkesën për heqjen dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, si dhe, më datë **.2.2023, kishte depozituar pranë Sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit, kërkesën me objekt: “Për heqje dorë tërësisht nga e drejta e padisë”.

2.12 Subjekti i rivlerësimit, me shkresën datë **.4.2023, drejtuar Komisionit, ndër të tjera, duke parashtruar: […] se nuk ka asnjë motiv ligjor, administrativ apo moral që ju të vazhdoni ndaj një përfaqësuesi të një organi Kushtetues, të zgjedhur e kontrolluar nga Kuvendi i Shqipërisë, një proces të kundërligjshëm, i cili nuk duhej të kishte nisur e nuk duhet të vijoj më […], i komunikoi Komisionit:
(i) Vendimin nr. ***, datë **.3.2023, të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, e cila ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.***, datë **.7.2021, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë dhe rrëzimin e kërkesë padisë…”.

Rezulton se, me vendimin nr. ***, datë **.3.2023, një trupë gjykuese e Gjykatës Administrative të Apelit vendosi të prishë vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë dhe të rrëzojë padinë, duke arsyetuar se subjekti i rivlerësimit, në atë gjykim në cilësinë e paditësit, kishte vendosur të hiqte dorë nga e drejta e padisë; si dhe:
(ii) kërkesën për heqje dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, dorëzuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, më datë **.3.2023.

2.13 Në këto rrethana faktike, bazuar dhe në jurisprudencën e Kolegjit, një sjellje e tillë e subjektit, duhej vlerësuar nga Komisioni si shprehje e qartë e vullnetit të subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për t’u larguar nga statusi i Ndihmësit ligjor dhe njëkohësisht për t’u shmangur nga procesi i rivlerësimit kalimtar, për sa kohë kontrolli i pavlefshmërisë së urdhrit të largimit nga detyra, nëpërmjet ankimimit, si në rrugë administrative, ashtu dhe gjyqësore, e njohur në Shkallë të Parë nga Gjykata Administrative, tashmë ishte edhe një mundësi ligjore, e përjashtuar me vullnetin e tij të lirë.

2.14 Në çdo kontekst ligjor apo faktik, vendimi i Komisionit nuk gjen mbështetje në qëllimin e legjislatorit që Ndihmësit ligjorë t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Legjislacioni që normon procesin e rivlerësimit parashikon qartësisht se institucionet e rivlerësimit duhet të rivlerësojnë subjektet e përcaktuara shprehimisht në pikën 4, të nenit 179/b, të Kushtetutës.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës. 2.15 Kolegji në jurisprudencën e tij është shprehur se parashikimi i nenit G të aneksit të Kushtetutës është shterues.

Ndërprerja e procesit të rivlerësimit shoqërohet pashmangshmërisht me ndalimin ligjor për t’u emëruar në pozicione specifike për 15 vjet. Kjo dispozitë zbatohet për të gjitha kategoritë e funksionarëve të sistemit të drejtësisë që, në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, kanë fituar statusin subjekt rivlerësimi, pa bërë dallime ndërmjet tyre, qoftë edhe për shkak të kohëzgjatjes së kufizuar të ushtrimit të detyrës”, thuhet në argumentet e Komisionerit Publik.

ARGUMENTET E SHKARKIMIT

Komisioneri Publik, ndryshe nga sa ka arsyetuar Komisioni, në kuadër të analizës mbi  përmbushjen e kritereve për zbatimin e nenit G të aneksit të Kushtetutës, në kontekstin edhe të orientimit të dhënë nga ana e Kolegjit për verifikimin e vullnetit për dorëheqjen e subjekteve të rivlerësimit, vlerëson se: […] konstatimi i mungesës së një akti formal të shprehjes së vullnetit për dorëheqje nga detyra, nuk mund ta përjashtojnë subjektin e rivlerësimit nga përcaktimi i nenit G të aneksit të Kushtetutës […]13

Në analizë të rrethanave faktike, të trajtuara gjerësisht dhe në ankimin e datës 30.6.2023, Komisioneri Publik vlerëson se subjekti i rivlerësimit, pavarësisht se nuk ushtronte detyrën e Ndihmësit ligjor, në momentin e zhvillimit të procesit në Komision, vazhdonte të ruante statusin e subjektit të rivlerësimit dhe, në këto kushte, procesi i rivlerësimit ndaj tij mundej të përfundohej me rivlerësimin e tri kritereve apo për shkak të vullnetit të tij ose të ndërpritej me pasojën ligjore të parashikuar nga neni G i aneksit të Kushtetutës.

Në këtë kuadër, Komisionit, ashtu sikurse Kolegji ka vepruar në jurisprudencën e tij, i mbetej dhe duhej: […] të verifikonte vullnetin e tij për të mos iu shmangur dhe përfunduar procesin e rivlerësimit […].

2.4 Lidhur me vullnetin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për vazhdimin e procesit të rivlerësimit, nga aktet në dosje, rezulton se, pasi subjektit të rivlerësimit, më datë 5.1.2022, u njoftua në rrugë elektronike për fillimin e procedurave për shqyrtimin e akteve të procesit të rivlerësimit kalimtar përkatës, me email-in e datës 6.1.2022, drejtuar Komisionit, ka referuar se i është drejtuar këtij të fundit në vitin 2018, me kërkesën për ndërprerjen e kësaj procedure, kërkesë për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje. Subjekti i rivlerësimit, ndër të tjera, pretendon: […] se një proces i tillë Vettingu nuk më duhet se nuk kam statusin e magjistratit si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […].

2.5 Rezulton nga aktet, se subjekti i rivlerësimit, ndërkohë që me kërkesën datë **.6.2018, i kërkonte Komisionit të ndërpritej procesi i rivlerësimit 14 , nga ana tjetër, kishte kërkuar kontrollin gjyqësor të procedurës së ndjekur për lirimin nga detyra e Ndihmësit ligjor të Gjykatës së Lartë, duke pretenduar pavlefshmërinë absolute të urdhrit nr. ***, datë **.7.2017, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, dhe gëzimin e statusit të Ndihmësit ligjor pranë kësaj gjykate, deri ditën e zgjedhjes anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Po ashtu, subjekti i rivlerësimit, kërkesën e tij për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit jo magjistrat pranë Gjykatës së Lartë, e kishte adresuar në rrugë administrative dhe pranë KLGJ-së.

KLGJ, me vendimin nr. ***, datë **.12.2020, kishte pezulluar së shqyrtuari kërkesën e tij, për shkak të padisë së ngritur nga ana e subjektit të rivlerësimit në juridiksionin gjyqësor.

2.6 Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në vendimin nr. ***, datë **.7.2021, lidhur me kërkesëpadinë e subjektit të rivlerësimit, ndër të tjera, tashmë kishte arsyetuar mbi […] pavlefshmërinë absolute të urdhrit nr.***, datë **.7.2017, dhe faktit se subjekti i rivlerësimit gëzonte statusin deri kur me zgjedhjen e tij si anëtar i KLP-së, ku paditësi ka humbur çdo të drejtë që rrjedh nga qenia e tij si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […].

Përtej sa konstatonte gjykata në vendim, vetë subjekti i rivlerësimit, duke synuar pranimin e plotë të objektit të padisë, të paraqitur në shkallën e parë të gjykimit dhe për shkak të gëzimit të statusit, kërkonte edhe rikthimin në detyrën e Këshilltarit ligjor të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke paraqitur ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

2.7 Komisioneri Publik, duke abstraguar nga vlefshmëria ose jo e urdhrit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, nisur edhe nga jurisprudenca e Kolegjit, e materializuar në vendimin (JR) nr. 39/2020, vlerëson gjithashtu se arsyetimi i Komisionit se: […] vendimi i largimit nga detyra e Ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë të subjektit është një vendim administrativ, i cili, pavarësisht diskutimeve lidhur me ligjshmërinë e tij, është në fuqi dhe nuk ka asnjë formë ligjore që ai të ndryshohet apo të shfuqizohet […], nuk gjen mbështetje në legjislacionin e zbatueshëm, aktet në dosje dhe as në analizën e veprimeve të kryera nga subjekti i rivlerësimit në drejtim të përcaktimit të ligjshmërisë së këtij akti administrativ, si dhe nuk ndikon në raportin e tij me procesin e rivlerësimit.

2.8 Komisioneri Publik, ashtu sikurse Kolegji ka arsyetuar në jurisprudencën e tij, çmon se vlerësimi i urdhrit të Kryetarit të Gjykatës së Lartë lidhur me marrëdhënien e punësimit të subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, si Ndihmës ligjor, është paralel dhe, për pasojë, pa asnjë peshë mbi faktin që subjekti i rivlerësimit e kishte fituar këtë cilësi në mënyrë të shprehur në parashikimin e nenit 179/b, pika 4 e Kushtetutës, ashtu sikurse arsyetuar dhe më lart. Mungesa e ndikimit të këtij akti është e njëjtë edhe për vijimin e statusit të Ndihmësit të ligjor për subjektin e rivlerësimit, deri në momentin e zgjedhjes anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

2.9 Sa më sipër, Komisioneri Publik, bazuar në jurisprudencën e Kolegjit dhe opinionin e vëzhguesit ndërkombëtar, vlerëson se Komisioni kishte kompetencën për të konstatuar se efektet e urdhrit nr. ***, datë **.7.2017, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, nuk ndikonin në ecurinë e procesit të rivlerësimit të subjektit, z. Alfred Balla, në kushtet kur:
(i) subjekti kishte statusin e padiskutueshëm të subjektit të rivlerësimit;
(ii) Kushtetuta dhe ligji ia kishin njohur vazhdimësinë në detyrë të Ndihmësve/Këshilltarëve ligjorë, duke rregulluar procedurat dhe përcaktuar organet përgjegjëse për karrierën e tyre, të ndryshëm nga Kryetari i Gjykatës së Lartë;
(iii) Vetë subjekti i rivlerësimit, në interpretim të ligjit, argumentonte se gëzonte statusin e Këshilltarit ligjor dhe kishte shfaqur interesin për të vijuar më tej të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë;
(iv) Kontrolli gjyqësor i ushtruar mbi kërkimin e vetë subjektit të rivlerësimit kishte konstatuar moscenimin e statusit të Ndihmësit ligjor nga aktet absolutisht të pavlefshme të nxjerra në kundërshtim me ligjin.
2.10 Në këto rrethana ligjore dhe faktike, konstatohet se vendimi i Komisionit nuk gjen mbështetje në qëllimin e legjislatorit që Ndihmësit ligjorë të Gjykatës së Lartë t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Legjislacioni që normon procesin e rivlerësimit parashikon qartësisht se institucionet e rivlerësimit duhet të rivlerësojnë subjektet e përcaktuara shprehimisht në nenin 179/b, të Kushtetutës.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës.

2.11 Po ashtu, rezulton e provuar nga aktet, që subjekti i rivlerësimit, z. Balla, teksa trupi gjykues i Komisionit ishte në pritje të kthimit të përgjigjeve për pyetësorin nr. 2, lidhur me vlerësimin e pasurisë, njoftoi Komisionin se, me vullnetin e tij, hoqi dorë nga kërkesa e tij drejtuar për njohjen e statusit në rrugë administrative nga KLGJ-ja, pasi, më datë **.3.2023, i është drejtuar organit të KLGJ-së, me kërkesën për heqjen dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, 16 si dhe, më datë **.2.2023, kishte depozituar pranë Sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit, kërkesën me objekt: “Për heqje dorë tërësisht nga e drejta e padisë”.

2.12 Subjekti i rivlerësimit, me shkresën datë **.4.2023, drejtuar Komisionit, ndër të tjera, duke parashtruar: […] se nuk ka asnjë motiv ligjor, administrativ apo moral që ju të vazhdoni ndaj një përfaqësuesi të një organi Kushtetues, të zgjedhur e kontrolluar nga Kuvendi i Shqipërisë, një proces të kundërligjshëm, i cili nuk duhej të kishte nisur e nuk duhet të vijoj më […], i komunikoi Komisionit:
(i) Vendimin nr. ***, datë **.3.2023, të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, e cila ka vendosur: “Prishjen e vendimit nr.***, datë **.7.2021, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë dhe rrëzimin e kërkesë padisë…”.

Rezulton se, me vendimin nr. ***, datë **.3.2023, një trupë gjykuese e Gjykatës Administrative të Apelit vendosi të prishë vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë dhe të rrëzojë padinë, duke arsyetuar se subjekti i rivlerësimit, në atë gjykim në cilësinë e paditësit, kishte vendosur të hiqte dorë nga e drejta e padisë; si dhe:
(ii) kërkesën për heqje dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, dorëzuar Këshillit të Lartë Gjyqësor, më datë **.3.2023.

2.13 Në këto rrethana faktike, bazuar dhe në jurisprudencën e Kolegjit, një sjellje e tillë e subjektit, duhej vlerësuar nga Komisioni si shprehje e qartë e vullnetit të subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, për t’u larguar nga statusi i Ndihmësit ligjor dhe njëkohësisht për t’u shmangur nga procesi i rivlerësimit kalimtar, për sa kohë kontrolli i pavlefshmërisë së urdhrit të largimit nga detyra, nëpërmjet ankimimit, si në rrugë administrative, ashtu dhe gjyqësore, e njohur në Shkallë të Parë nga Gjykata Administrative, tashmë ishte edhe një mundësi ligjore, e përjashtuar me vullnetin e tij të lirë.

2.14 Në çdo kontekst ligjor apo faktik, vendimi i Komisionit nuk gjen mbështetje në qëllimin e legjislatorit që Ndihmësit ligjorë t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit. Legjislacioni që normon procesin e rivlerësimit parashikon qartësisht se institucionet e rivlerësimit duhet të rivlerësojnë subjektet e përcaktuara shprehimisht në pikën 4, të nenit 179/b, të Kushtetutës.

Në rast se këto subjekte vendosin të mos i nënshtrohen këtij procesi, atëherë ata përjashtohen nga mundësia e emërimit në disa prej organeve të drejtësisë, për një periudhë 15-vjeçare, sipas përcaktimeve në pikën 2, të nenit G, të aneksit të Kushtetutës. 2.15 Kolegji në jurisprudencën e tij është shprehur se parashikimi i nenit G të aneksit të Kushtetutës është shterues.

Ndërprerja e procesit të rivlerësimit shoqërohet pashmangshmërisht me ndalimin ligjor për t’u emëruar në pozicione specifike për 15 vjet. Kjo dispozitë zbatohet për të gjitha kategoritë e funksionarëve të sistemit të drejtësisë që, në momentin e hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese, kanë fituar statusin subjekt rivlerësimi, pa bërë dallime ndërmjet tyre, qoftë edhe për shkak të kohëzgjatjes së kufizuar të ushtrimit të detyrës.

Në raport me procesin e rivlerësimit, të gjitha këto subjekte konsiderohen të barabarta. 3. Përkundrejt pretendimeve të subjektit të rivlerësimit, se është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe, si i tillë, ka qenë subjekt i kontrollit të figurës, pasurisë dhe aspektit profesional, Komisioneri Publik, ashtu sikurse Kolegji ka arsyetuar në vendimin e tij (JR) nr.16/2023, prg.16.18, konstaton se neni 179/b i Kushtetutës dhe neni 4 i ligjit nr. 84/2016, përcaktojnë në mënyrë të plotë arsyet e nisjes së procesit të rivlerësimit kalimtar, duke synuar, ndër të tjera, kthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë, si dhe përcaktojnë organet kompetente që do të kryejnë procesin e rivlerësimit, duke identifikuar si të tilla Komisionin, Komisionerin Publik dhe Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, si dhe subjektet që ex officio i nënshtrohen procesit, duke evidentuar dhe pasojat e moskalimit me sukses të tij.

4. Në përfundim, Komisioneri Publik, bazuar në të gjitha rrethanat e paraqitura në ankimin e datës 30.6.2023, vlerëson se vazhdimi i procesit të rivlerësimit për subjektin, z. Alfred Balla, ishte parakusht i padiskutueshëm dhe, në kuptim të parashikimeve kushtetuese, lidhur me procesin e rivlerësimit, duke qenë se qëllimi i procesit është rivlerësimi kalimtar i të gjithë

subjekteve të rivlerësimit, për të garantuar funksionimin e shtetit të së drejtës, pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e këtij sistemi, dhe për shkak të ushtrimit të detyrës nga subjekti i rivlerësimit, në një nga organet më të larta kushtetuese, ndërprerja e procesit të rivlerësimit, duhet të shoqërohet me pasojat ligjore të nenit G të aneksit të Kushtetutës.

4.1 Komisioneri Publik nënvizon se çdo interpretim i kundërt që do të bënte të mundur, sikundër ka lejuar Komisioni në rastin konkret, ushtrimin e njërit prej funksioneve të parashikuara nga neni G i aneksit të Kushtetutës, si të ndaluara për t’u ushtruar për 15 vjet, nga një individ, që për shkak të Kushtetutës është subjekt i procesit të rivlerësimit, e që me vullnet të shfaqur qartësisht kërkon t’i shmanget këtij procesi, duke kërkuar ndërprerjen e tij, vjen në kundërshtim me qëllimin e sanksionuar në paragrafin e parë të nenit 179/b të Kushtetutës dhe me jurisprudencën e Kolegjit.

4.2 Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në analizë të rrethanave të faktit dhe kuadrit ligjor të zbatueshëm, subjekti i rivlerësimit ka ushtruar të drejtat e tij, duke bërë një zgjedhje personale, duke shprehur vullnetin e pavesuar për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit, duke zgjedhur ipso jure të ketë dhe ndalimin që parashikon neni G i aneksit të Kushtetutës.

Kërkimi i ankimit

5 Duke ritheksuar se Komisioneri Publik, me qëllim garantimin e mbrojtjes së interesit publik në procesin e rivlerësimit, ka të drejtën dhe detyrimin e ushtrimit të kontrollit ndaj vendimeve të dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke vlerësuar nëse vendimmarrja bazohet në një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, dhe çmim të drejtë të provave të administruara;

6.  Në përfundim të shkaqeve të ankimit, pas verifikimit të situatës faktike nëpërmjet akteve të administruara gjatë procesit të hetimit nga Komisioni, në analizë të legjislacionit të zbatueshëm dhe jurisprudencës së Kolegjit, Komisioneri Publik vlerëson se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 675, datë 16.6.2023, për deklarimin e përfunduar të procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar, për subjektin e rivlerësimit, z. Alfred Balla, nuk është marrë në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe ligjore;

7. Referuar nenit 179/b të Kushtetutës, nenit F, të aneksit të Kushtetutës, jurisprudencës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në zbatim të nenit 66/1, germa “c” e ligjit nr. 84/2016, të vendosë: –
Ndryshimin e vendimit nr. 675, datë 16.6.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në këtë mënyrë:

1. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit, z. Alfred Balla.
2. Ndalimin e subjektit të rivlerësimit, z. Alfred Balla, të emërohet gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshme për një periudhë 15-vjeçare.