TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 24-vjeçar ka humbur jetën në një gurore në Vlorë si pasojë e një aksidenti në punë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të pasdites së sotme në fshatin Brataj, Selenicë.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet J. V., punëtor në guroren e këtij fshati, dyshohet se aksidentalisht gjatë punimeve me skrep, është dëmtuar nga gurët dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.