TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm, Ulsi Manja janë përfshirë në replika dhe debate në sallën e Kuvendit.
Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se do ti përgatisin një dosje ndërkombëtare, pasi siç u shpreh ai ka bërë krime të tmerrshme elektorale.
Nga ana e tij, Manja iu përgjigj duke i thënë se do ta mundë në çdo betejë, ndërsa sa i takon drejtësisë ai tha se “më parë do të shkojë Berisha”.
Replikat
Berisha: Dy fjalë për këtë badigardin e Edi Ramës, se aty në qeveri badigard je. Ke kryer një zinxhir të tmerrshme krimesh të tmerrshme elektorale gjatë këtij sezoni. Po ta them këtu që do të përgatisim një dosje kombëtarë dhe ndërkombëtare kundër meje.
Ulsi Manja: Të shoh shumë të shqetësuar, të në betejën tjetër elektorale në 2025, sepse do të të mund.
Sa për drejtësinë Sali jam i lumtur që mbërritën këtë ditë që unë e ti të shkojmë para drejtësie, mezi e pres këtë ditë, kam përshtypjen se ti do të shkosh para meje.