AKTUALITET, 6 Mars 2025, 16:10

Akuzohet se ushtroi dhunë ndaj motrës së tij, arrestohet i riu në Tiranë

Akuzohet se ushtroi dhunë ndaj motrës së tij, arrestohet i riu

Një 23- vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Blutë po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. M., 23 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.", sqaron policia.