AKTUALITET, 5 Maj 2023, 15:49

“Po bëjmë fushatë me lekë xhepi”, KQZ i përgjigjet deklaratës së Roland Bejkos

“Po bëjmë fushatë me lekë xhepi”, KQZ i

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas deklaratës së kandidatit për Tiranën të Alibeajt, Roland Bejko se po bën fushatë me lekë xhepi.

Bejko u shpreh se KQZ është vonuar në dhënien e fondeve. Në reagimin e KQZ-së, thuhet se fondi për zgjedhjet e miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, ka hyrë në fuqi më datë 13 prill dhe është dërguar KQZ më datë 20 prill.

KQZ sqaron më datë 22 prill është miratuar vendimi për zgjidhjen e fondeve për zgjedhjet e 14 majit.

REAGIMI I KQZ

Duke u nisur nga disa shqetësime të raportuara nga ndonjë subjekt zgjedhor lidhur me vonesën në shpërndarjen e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që u jepet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”, KQZ sqaron se:

Fondi për zgjedhje që përfitojnë partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje u miratua me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 13.04.2023. Ligji në fjalë ka hyrë në fuqi në datën 13.04.2023 dhe i është dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datë 20.04.2023.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve më datë 22.04.2023 ka miratuar vendimin nr. 397, “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që do t'u shpërndahet si paradhënie partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 Maj 2023”.

Shpërndarja e fondeve partive bazuar në vendimin përkatës të Komisionerit Shtetëror bëhet direkt nga Buxheti i Shtetit.