AKTUALITET, 9 Dhjetor 2022, 11:23

Dita Ndërkombëtare kundër korrupsionit, ambasada e SHBA: Mbështesim gazetarët që nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar

Dita Ndërkombëtare kundër korrupsionit, ambasada e SHBA:

Sot, 12 dhjetor është Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Me rastin e kësaj dite, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një postim në Facebook ku thekson përkushtimin e Amerikës për të vazhduar përpjekjet për të rritur transparencën në komunitetin global.

Ambasada amerikane bën me dije se Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA-ve

Departamenti i Shtetit i SHBA lufton korrupsionin përmes diplomacisë, duke zhvilluar standarde të forta ndërkombëtare dhe duke mbështetur zbatimin e tyre, duke ndërtuar dhe forcuar institucionet qeveritare dhe rrjetet ndërkombëtare, duke përdorur kufizimet e vizave dhe sanksionet ndaj zyrtarëve të korruptuar dhe duke mbështetur gazetarët dhe organizatat jo-qeveritare që promovojnë transparencën dhe nxisin kërkesën e llogarisë ndaj individëve të korruptuar.

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të përkushtuara për të vazhduar këto përpjekje dhe për të rritur transparencën në komunitetin global.