AKTUALITET, 14 Mars 2023, 10:46

Dita e Verës bën bashkë Ramën dhe Berishën! Do të festojnë sot në Elbasan

 

Dita e Verës bën bashkë Ramën dhe Berishën! Do të

Dita e Verës ka bërë bashkë në një vend kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.

Rama ka mbërritur në orën 10:00 në Elbasan, e ka vendosur të përshkruajë në këmbë panairin. Në masa të rrepta sigurie, kreu i Qeverisë së bashku me kryebashkiakun e Elbasanit, Gledian Llatjën përshkron sheshin. 

Dita e Verës bën bashkë Ramën dhe Berishën! Do të

Ndërsa nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha ka lajmëruar se në orën 11:00 do të jetë në panairin e ditës së verës në Elbasan. Nuk dihet nëse do të ketë një takim të rastësishëm në panair, apo Rama do të largohet më parë. 

'Gëzuar nga zemra ditën e verës miq! Festën e ndërrimit, çeljes së luleve, bukurisë së natyrës dhe së bashku me të, edhe njeriut. Le të urojmë një ndryshim të mirë për të gjithë shqiptarët! Me këtë rast, ju ftoj të më ndiqni në orën 11.00 në Panairin e Ditës së Verës në Elbasan!' - shkruan Berisha.