AKTUALITET, 4 Mars 2023, 21:27

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, plagoset një nga shoferët dhe pasagjeri

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, plagoset

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Elbasan-Peqin. Bëhet me dije se automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin F. M., 68 vjeç, banues në Peqin, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, shtetasi F. M. dhe pasagjeri, shtetasi A. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI:

Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karinë, automjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin F. M., 68 vjeç, banues në Peqin, ështe përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Fiat”, shtetasi F. M. dhe pasagjeri, shtetasi A. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.