TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në ditën e gjashtë të luftimeve në Ukrainë, nuk duket asnjë përmirësim i situatës. Luftimet kanë vijuar me intensitet duke prodhuar viktima, ndërkohë që rusët po avancojnë drejt Kievit.
Në qytetin e dytë më të madh, Kharkiv, janë vrarë të paktën 10 persona dhe janë plagosur 20 të tjerë, pas goditjes nga një raketë ruse. Sulmi ndodhi në godinën e qeverisjes vendore.
Presidenti Zelensky e ka quajtur këtë një akt terrorist dhe ka akuzuar Rusinë për krime lufte.
Në qytetin verilindor, Okhtyrka, të paktën 70 ushtarë ukrainas janë vrarë nga një sulm rus.
Zelensky pati një lidhje direkte me Parlamentin Europian që ndodhet në një seancë plenare speciale, ku kërkoi integrimin e shpejtë në Bashkimin Europian.
Ndërkohë një numër shumë i madh mjetesh të blinduara po avancon drejt kryeqytetit Kiev.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tashmë ka ofruar një justifikim të ri për agresionin në Ukrainë, duke thënë në konferencën e OKB, se ka ndodhur për të parandaluar armatosjen e Ukrainës me armë bërthamore.