AKTUALITET, 1 Mars 2022, 14:12

Parlamenti Europian do të votojë sot për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për në BE

Parlamenti Europian do të votojë sot për t’i

Parlamenti Europian do të votojë sot për dhënien e statusit si vend kandidat për në Bashkimin Evropian të Ukrainës.

Votimi do të zhvillohet gjatë seancës së ditës së sotme në orën 16:30. Fillimisht do të votohet për pranimin e Ukrainës si kandidate për anëtare të BE e më pas vjen rrugëtimi për pranimin e saj në BE.

Të hënën, pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri thirrje bllokut që t’i japë vendit të tij anëtarësimin e menjëhershëm në BE, pasi ai lufton pushtimin e Rusisë.

Bërja anëtare e bllokut është një procedurë komplekse dhe Ukraina nuk është aktualisht një kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.