AKTUALITET, 8 Maj 2026, 21:57

Zjarr në një lokal në Radhimë, forca të shumta zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje

Zjarr në një lokal në Radhimë, forca të shumta

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Radhimës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes.