TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish- presidenti Bamir Topi komentoi situatën e PD-së në Repolitix.
Topi thotë se fajtor për degradimin e PD-së është Berisha dhe se e vetmja mënyrë që opozita të dalë nga kjo situatë është goditja politike ndaj figurës së tij.
“Unë e di që opozita ka rënë në kondicionet e një sëmundje kronike, unë them duhet të dalë. Duhet goditja me forcë e figurës së Sali Berishës. Me këtë ton dhe siguri i takon të flasë atij.
S’po e dëmtojmë fizikisht, por në planin politik. Berisha nuk i la pjesë vetes të konservohej. Berisha sot është figura me e diskretituar e politikës. Unë nuk ka nevojë të them gjëra të tjera.
Kjo situatë në PD është vepër e Berishës dhe disa njerëzve afër tij që i kanë shërbyer me inferioritetin më të madh, prandaj është në këtë gjendje“- tha Topi në Repolitix.
“Sot unë e shikoj Sali Berishën si të keqen më të madhe të opozitës shqiptare. A ikën apo nuk ikën, është çështje e tij. Sot nëse ka një strumbullar të mungesës së shpresës se çfarë do ndodhë me të ardhmen e të djathtës shqiptare, ai është Sali Berisha. Është arkitekt i së keqes brenda të djathtës”- u shpreh Topi.
“Problemi është që e gjithë tendenca e zhvillimeve politike që rrotullohet rreth atij individi është situatë e pashpresë për lëvizjen që ai përfaqëson. Problemi nuk është më tek ai por tek një masë njerëzish që e ndjekin pas. Një pjesë prej tyre janë koshient, ndërsa të tjerët e ndjekin me idenë që afër Berishës mund të bëjnë karrierë.
Disa njerëz atje e shohin veten në opozitë për t’u kthyer në pushtet. Maksimumi që ata pretendojnë duke qenë afër Berishës është të shkojnë në parlament të marrin rrogë. Një grup tjetër është një grup teknokratësh që shkojnë në studio televizive, marrin statusin e ekspertit të një partie të djathtë. Dhe pjesa më e madhe, është ajo e militantëve idealistë”- shtoi ai.