TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Babai i Ramzan Matajt, i cili u vra më 4 janar të këtij viti foli sot përmes një lidhjeje telefonike për 'News 24". Fatmir Mataj tha se ngujimi i familjes së autorit të krimit nuk ka lidhje me vrasjen e djalit të tij.
Ai pretendon se ia ka lënë çështjen drejtësisë dhe se i ka thënë familjes Hasa që të dalë lirshëm, të çojë fëmijët në shkollë dhe gratë të dalin për punë.
Sipas tij familja e autorit po manipulona situatën dhe po e përdor ngujimin për të përfituar azil.
Babai i Ramazanit, Fatmir Mataj: Djali im ka pasur të ardhura mjaftueshëm nuk ka pasur nevojën e kurrkujt. Pwr ngujimi i familjes Hasaj ju kam dhënë besë për disa muaj. Gratë edhe fëmijët të dalin jashtë të bëjnë shkollë të punojnë e t’i bëjnë të tëra. Ja kam çuar fjalën që edhe burrat të dalin.
Misionarët kanë ardh dhe ja kena dhënë leje tërë fisit me dalë jashtë, pa leri ti ça rrejnë e ça flasin ata. Me shku edhe gratë në punë edhe fëmija në shkollë edhe tëra. S’ka lidhje me djalin tem izolimi i tyre. Mos të ngujohen të vazhdojnë jetën e tyre, ja kam lënë drejtësisë gjykatës nuk kam punë me ata unë.