AKTUALITET, 27 Shkurt 2024, 17:08

Detajet/ Autoboti bie në humnerë dhe shpërthen në flakë në aksin Kardhiq-Delvinë, humb jetën 31-vjeçari

Detajet/ Autoboti bie në humnerë dhe shpërthen në flakë

Zbardhen detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi pak minuta më parë në aksin Kardhiq-Delvinë. Sipas informacioneve paraprake një automjet, që dyshohet të jetë autobot, ka rënë në humnerë dhe ka shpërthyer në flakë. Mësohet se shofer në mjet ka qenë një 31-vjeçar nga Ukraina, i cili ka humbur jetën.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në afërsi të tunelit të Skërficës, shtetasi A. M., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit tip kamion me të cilin po transportonte çimento. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. M. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, sqaron policia.