TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zvarritja e miratimit të amnistisë penale ka sjellë reagimin e të burgosurve në burgun e Durrësit.
Përmes një peticioni drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentares Lindita Nikolla, 26 të dënuar janë shprehur se nuk mund të vijojnë të qëndrojnë peng i pazareve të politikës.
Ligji për amnistinë penale ende nuk ka kaluar në parlament, pasi për miratimin e tij duhen 84 vota.
Mazhoranca, duke qenë se nuk i ka e vetme këto vota, i duhet “ndihma” e opozitës, deputetët e të cilës kërkojnë që amnistia të përfshijë edhe personat që janë arrestuar gjatë protestave.