TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhet aksidenti me pasojë vdekjen e 32-vjeçarit, në afërsi të fshatit Pojskë në Pogradec ditën e djeshme (30 qershor).
Mësohet se 32-vjeçari nga Vlora, A.Islamaj, e ka vjedhur mjetin me të cilin u aksidentua dhe më pas humbi jetën në spital.
Islamaj e ka vjedhur makinën në fshatin Leshnicë, pasi e ka gjetur me çelësat e vendosura brenda makinës dhe është larguar.
Vetëm disa minuta më pas, ai aksidentohet në aksin Pogradec-Qafë Thanë, ku nga dëmtimet e rënda të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Komisariati i policisë Pogradec ka marrë edhe deklarimet e pronarit të mjetit, i cili ka denoncuar vjedhjen e makinës, ndërsa nga hetimet rezultoi që ishte 32-vjeçari nga Vlora, i cili mbeti edhe viktimë e aksidentit.