TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën Durrës–Tiranë një ditë më parë, ku humbi jetën drejtuesi 36-vjeçar Redion Hasimi, ndërsa mbetën të plagosur 12 pasagjerë.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se grupi hetimor i policisë vijon të ketë të njëjtin dyshim se aksidenti i rëndë ka ndodhur për shkak të arrestit kardiak të shoferit.
Kjo pasi drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar dhe nuk ka tentuar të ndalojë mjetin, megjithatë do të jetë ekspertiza mjekoligjore që do e përcaktojë me saktësi shkakun.
Drejtuesi i mjetit bënte thuajse çdo ditë bënte rrugën Tiranë-Berat dhe anasjelltas. Nga verifikimet e policisë 36-vjeçari nuk rezulton se po lëvizte me shpejtësi tej normave. Në autostradë shpejtësia është 100 k/h ndërsa mjeti shpejtësinë maksimale e ka 110km/h.
Policia rrugore e Tiranës ka kryer verifikime dhe nuk rezulton se shoferi të ketë qenë problematik apo me shkelje rrugore të konstatuara.
