AKTUALITET, 9 Mars 2024, 16:04

Moti i keq e me furtunë, ja si do të jenë ditët në vijim, lundrimi pezullohet

Moti i keq e me furtunë, ja si do të jenë ditët në

Nga pasditja e të shtunës deri të hënën mjetet e vogla ndalohet të dalin në det. Të dielën nuk do të udhëtojnë as tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Vlorë – Brindizi dhe anasjelltas.

Drejtoria e Përgjithshme Detare e ka vendosur për shkak të erës së fortë që sjell det të trazuar. Sipas shërbimit “Meteoalb” intensiteti i erës pritet të bjerë të martën.

“Kulmi i saj do të jetë mbrëmjen e të dielës dhe  të hënën se kemi përplasje të dy sistemeve frontale, pra një masë e ftohtë me një masë të ngrohtë duke sjellë shpejtësi  75- 80 km orë  në brigjet detare ndërkohë në det të hapur shpejtësia e erës është dhe 100 apo mbi 100 km orë. Kjo do të sjellë probleme të paktën deri mëngjesin e ditës së martë.

Reshje të pakta sonte në mesditë do të jenë kryesisht në zonat veriore dhe qendrore, mbetet pa reshje jugu. E diela pa reshje nesër presim të kemi kthjellime vranësira të shpeshta po nuk ka reshje.  Do jetë e hëna ajo që do të jetë problematike ku rikthehen rrebeshet në të gjithë territorin shqiptar herë pas here në formë shtrëngate.

E enjtja  nuk do të jetë një ditë ideale,  me kthjellim vranësira dhe reshje të pakta  edhe zona qendrore preket  dhe jugu. Të premte dhe fundjavë kemi përmirësim të reshjeve.

Ndërsa temperaturat do të luhaten mes minimales dy gradë dhe maksimales 19 gradë. Përjashtim bën vetëm e diela. 23 gradë menjëherë të hënën ka rënie të tyre.

Ndryshe nga shkurti që ishte një muaj i thatë dhe me temperatura më të larta për muajin marsi do të jetë i lagësht dhe me temperatura tipike të stinës”, sqaron “Meteoalb”.