AKTUALITET, 22 Tetor 2025, 10:14

Detaje/ “I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e plotë e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: Flori ndërhyri për të më dalë në krah dhe…!

Detaje/ “I thashë s’ka kafe në këtë

Zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit në Manzë të Durrësit, ku pas një sherri për motive banale, dy të rinj mbetën të vrarë. 

Ai ka treguar se në momentin kur ndodh ngjarja ishin 5 persona në lokal.“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Bashkë me Daniel Pepën ishte edhe një shok i tij. I thashë që nuk ta bëj dot kafenë se ekspresi kërkon kohë të ngrohet.

Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, më tej nuk shërbejmë. Kur i thashë se nuk ta bëj dot kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi t’ia bëja kafenë. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi. Flori Paluçi i tha Daniel Pepës që të mos më fyente. Paluçi dhe Pepa debatuan me njëri-tjetrin, më pas dolën te dera.”, tha Alteo Pepa, 21 vjeç.

“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.

Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, Daniel Pepa së bashku me Arianit Kurtin (një nga viktimat) kanë shkuar në lokal.

21-vjeçari Daniel Pepa i ka kërkuar kamarierit që t’i bënte një kafe, por ky i fundit iu është përgjigjur që ekspresi ishte i fikur dhe se nuk mund të bënte.

Më pas, sipas burimeve, Danieli i ka kërkuar që ta ndizte ekspresin duke përdorur edhe fjalë fyese në drejtim të kamarierit.

Aty ka ndërhyrë 33-vjeçari Flori Paluçi, i cili i ka thënë që “t’i nuk mund ta fyesh, kamarieri është ulur në tavolinë me mua”.

Pas këtij momenti kanë nisur debatet verbale mes tyre dhe kanë degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka vrarë Arianit Kurtin, dhe më pas Daniel Pepa ka qëlluar duke lënë të vrarë 33-vjeçarin.