TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendës kryetari i Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana këtë të premte është paraqitur në SPAK.
Sipas informacioneve pritet që Gjana të japë sqarime në lidhje me hetimet që po zhvillon ndaj ish-kryebashkiakut Safet Gjici dhe Alma Kacit të cilët dyshohet se kishin edhe një lidhje intime dhe nga publikimi i një video në media, ku u zbulua se ato po diskutonin për një tender për rehabilitimin e qenve endacake në Kukës.
Ndërkaq kujtojmë se ish kryebashkiaku i Kukësit ndodhet në paraburgim në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Alma Kaci po hetohet në gjëndje të lirë për akuzën korrupsion pasiv.