AKTUALITET, 4 Gusht 2023, 12:29

Bllokoi fondet për bujqësinë në Shqipëri, BE kërkon që Maqedonia e Veriut të kthejë 660 mijë euro të IPA

Bllokoi fondet për bujqësinë në Shqipëri, BE

Një projekt i vitit 2015, me vlerë 660.000 euro, për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave (MBPEU), është rasti për të cilin Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) konstatoi parregullsi dhe rekomandoi që shteti t’i kthejë paratë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikolovski nuk bëhet fjalë për ndonjë kontratë apo çështje lidhur me IPARD-in, por për projektin që është realizuar përmes përkrahjes IPA për MBPEU.

Hetimi tashmë ka përfunduar dhe ka një rast konkret me veprime konkrete ligjore për rastin. Rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike kundër krimit të organizuar, ndërsa MBPEU apelon që rasti të zbardhet plotësisht.

“Kemi një rast të OLAF-it që është përfunduar me rekomandim. Është një projekt i vitit 2015, por që nuk ka të bëjë me IPARD-in, por me mbështetjen IPA të MBPEU për softuer të caktuar për të cilët shteti duhet të kthejë paratë. OLAF ka bërë një procedurë dhe ka konstatuar se ka parregullsi, prandaj rekomandon që shteti t’i kthejë fondet. Lidhur me rastin, në njërën nga seancat e fundit, Qeveria ka marrë vendim sipas të gjitha procedurave dhe lënda është dërguar në Prokurori”, tha Nikollovski. Ministri thekson se MBPEU kërkon dhe apelon zbardhjen e rastit.

Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), e cila është përgjegjëse për investigimin e shpërdorimeve apo parregullsive të evidentuara me fondet europiane në vendet anëtare dhe vendet e tjera që përfitojnë nga fonde komunitare ka hapur 36 hetime në vendet e Ballkanit Perëndimor në pesë vitet e fundit.

Detajet e kompetencave apo hetimeve të OLAF kanë fituar vëmendje publike në Shqipëri, pas lajmit se Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimin e shtetit shqiptar për shpenzimet e realizuara në kuadër të skemës IPARD II të mbështetjes në bujqësi.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca u shpreh pak ditë më parë se ngrirja e përkohshme e fondeve në pritje të përfundimeve të hetimit është një praktikë normale e Bashkimit Europian dhe se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mirëpret rekomandimet finale për të vendosur për një kurs aksioni.

Në total, në pesë vitet e fundit, Zyra Europiane e Hetimit OLAF ka hapur 131 hetime për shpërdorime apo parregullsi të fondeve europiane për bujqësinë.

OLAF është një ndër dy agjensisë europiane që investigon direkt mënyrën se si shpenzohen fondet komunitare. E dyta quhet AFCOS (Anti-Fraud Coordination Service Unit in the Handling of EU Financial Resources).

Vitin 2022, OLAF e përmbylli me 256 investigime. 275 rekomandime për kompensimin e 426 milionë eurove të taksapaguesve europianë u dhanë për insitucionet kombëtare dhe ato europiane.