AKTUALITET, 29 Tetor 2024, 12:42

Deputetët e opozitë dogjën karriget në Parlament, Kuvendi hap tenderin për 30 të reja, vlera sa dyfish i dëmit të të parave

Deputetët e opozitë dogjën karriget në Parlament, Kuvendi

Kuvendi ka shpallur procedurën e tenderimit për karriket e reja të Parlamentit, për të zëvendësuar ato që Opozita dogji një muaj më parë, në atë seancë kaotike.

Në një procedim të ndjekur dhe inventar, Kuvendi u mori deputetëve dëmtues 7500 euro, 4 prej tyre, për të cilat kanë ende afat shlyerjeje.

Bëhet fjalë për 30 karrige të reja, me vlerë fondi 13700 euro, ose gati dyfish i dëmit të faturuar më sipër.

 deputetët e PD kanë akoma afat për shlyerjen dhe ende nuk e kanë paguar. Do ju mbahet nga paga e nëntorit dhe dhjetorit. Të ndëshkuarit janë Gazment Bardhi, që do paguajë më shumë, mbi 200 mijë lekë të rinj, Flamujr Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, me gjoba nga 180-187 mijë lekë. Vendimi i Grupit të Kontrollit të Kuvendit u mor më 16 Tetor, pas inventarit.

Deputetët e opozitë dogjën karriget në Parlament, Kuvendi