AKTUALITET, 29 Tetor 2024, 11:35

SPAK e mori të pandehur, reagon kryebashkiaku i PS: Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji

SPAK e mori të pandehur, reagon kryebashkiaku i PS: Kam firmosur çdo

Kryebashkiaku i PS, Eduard Duro ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK.

“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit.

Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”.

Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, ka deklaruar Eduard Duro.