AKTUALITET, 27 Nëntor 2022, 10:13

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, mbërrijnë në Tiranë deputetët e Kosovës

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, mbërrijnë në

Deputetët e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë për herë të parë mbledhjen e dy kuvendeve në parlamentin e vendit tonë.

Mëngjesin e sotëm delegacioni i Kosovës ka mbërritur në Tiranë, dhe është pritur në hyrje të Kuvendit nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Më pas ka nisur hyrja e deputetëve të Shqipërisë në Kuvend. Seanca pritet të zgjasë pak më shumë se një orë, ku do të mbajnë fjalën e tyre kryeparlamentarët, kryemiministrat e të dy vendeve dhe krerët e grupeve parlamentare.