AKTUALITET, 15 Mars 2022, 10:41

Bombardimet ruse, Kievi do të shpallë shtetrrethimin për 35 orë

Bombardimet ruse, Kievi do të shpallë shtetrrethimin për 35

Kievi do të shpallë shtetrrethim për 35 orë.

Shtetrrethim do të vendoset nga mbrëmja e sotme deri të enjten në mëngjes, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për sulm pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

Gjatë natës së shkuar, forcat ruse kanë shtuar sulmet në disa lagje të Kievit. Së paku dy persona janë konfirmuar të vrarë.