TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, deklaroi para pak minutash se në qendrat e votimit në Shkodër ka persona me rekorde kriminale.
Në reagimin e tij, krahas denoncimit, Spahia u bëri thirrje qyetarëve të votojnë masivisht.
“Ka pasur prezencë të personave me rekorde kriminale në qendrat e votimit. Kam shprehur thirrjen për organet shtetërore që të garantojnë ushtrimin në mënyrë të lirë të qytetarëve nëpërmjet votës, Duhet ti garantohet qytetarëve votim i lirë dhe i qetë. Ka një rritje të ndërgjegjes qytetarëve për të votuar në krahasim me një vit më parë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për ne se sa pjesëmarrja masive.”- tha Spahia.