AKTUALITET, 14 Maj 2023, 16:51

Procesi zgjedhor në Tiranë, raportohet për probleme me pajisjet elektronike në shkollën ‘Edit Durham’

Procesi zgjedhor në Tiranë, raportohet për probleme me pajisjet

Në shkollën Edit Durham ka pasur probleme në pajisjet elektronike të identifikimit. Gazetarja Eriola Jata raportoi për BalkanWeb se situata është paraqitur e qetë.

“Ndodhemi në shkollën Edit Durham, janë qytetarët që kanë mbërritur në këtë qendër votimi dhe janë dorëzuar të dhënat e tyre dhe kanë hedhur firmë. Janë hedhur në mënyrë manual pasi pajisja nuk ka punuar”, raportoi gazetarja Jata.

“Jemi duke regjistruar manualisht të dhënat. Nr i ID dhe nënshkrimin e votuesit. Pjesëmarrja ka qenë relativisht e ulët. Që prej nisjes së procesit të votimit ka pasur probleme me pajisjen elektronike. Kemi vijuar në bazë të protokollit të caktuar nga KQZ. Situata paraqitet e qetë. Radhë nuk ka. Nuk kanë ardhur për të parë pajisjen. Procesi nuk është u zhbllokua por ishte në pritje për rifillimin e procesit. Aparatura ka funksionuar gjithë ditën. Pjesëmarrja ka qenë rreth 45%”, janë shprehur qytetarët në qendrat e votimit.