AKTUALITET, 20 Shkurt 2026, 11:24

Protesta/ Demokratët rrethojnë sot Kryeministrinë, nis vendosja e barrierave metalike, 1400 efektivë të angazhuar

Protesta/ Demokratët rrethojnë sot Kryeministrinë, nis vendosja e

Punonjësit e shërbimit pranë godinës së Kryeministrisë kanë nisur të instalojnë mbrojtëse metalike për sigurinë e objektit.

Panelet metalike po vendosen në instalacionin që qëndron në hyrjen ballore të godinës së Kryeministrisë. Po ashtu një gardh metalik pritet të vendoset për të ruajtur perimetrin në oborrin e objektit.

Opozita do të protestojë sot në orën 18:00 para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e kreut të qeverisë Rama. Në kërkesën për marrjen e lejes PD nuk ka specifikuar orën se kur do të përfundojë protesta. 

1400 forca policore, përfshirë efektivë të Forcave të Rendit, FNSH-së dhe Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë të gatshëm në protestë.

Protesta e sotme mbahet në një datë të shënuar, pasi më shkurt të vitit 1991 bëhen 35 vite nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxha në qendër të Tiranës.