TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shitja e informacionit te dy persona nën hetim nga autoritetet gjermane i kushtoi jo vetëm karrierën në polici, ish-zëvendës drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit, që si mision kishte zbulimin e pasurive të krimit.
Përballja me drejtësinë e Artan Shkëmbit filloi në vitin 2020, kur ish drejtori i përgjithshëm i asaj kohe Ardi Veliu e pezulloi nga detyra, pas një informacioni të mbërritur nga autoritetet gjermane. Në këtë informacion sekret të huajt lajmëruar kupolën blu se një person i vënë në hetim nga Gjermania është njoftuar nga një zyrtar i lartë i policisë shqiptarë. Sipas ekspertizës të kryer ka rezultuar se Artan Shkëmbi nëpërmjet një aplikacioni i ka dërguar një foto nga sistemi ‘Deep see’ personin në hetim ku e informon mbi hetimin që kanë nisur agjentet e huaj.
Ky shtetas i identifikuar me iniciale K.V., ia ka dërguar me forward personit tjetër nën hetim me inicialet A.P. Prokuroria asokohe tha se Artan Shkëmbi dyshohet se ka zbuluar akte sekrete, duke dekonspiruar hetimet që po zhvilloheshin në Gjermani ndaj disa shtetasve shqiptarë, me qëllim përfitimi.