TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në emisionin Now me Erla Mëhillin ishte i ftuar Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, i cili komentoi qëndrimin e ambasadës së SHBA se nuk angazhohet të bashkëpunojë me persona non-grata.
Balliu e sfumoi këtë deklaratë duke u shprehur se "nuk mund të kenë vlerë qëndrimet e një administrate në ikje dhe sipas tij kjo ishte një qokë për të gjithë ata që janë në përpëlitjet e fundit të tyre" sipas tij "si në SHBA dhe Shqipëri".
“Edhe ky reagim është si një përpëlitje e fundit e atyre që deri dje kontrollonin gjithçka, që ndjeheshin të plotëfuqishëm dhe tani nuk po dinë nga të futen”, u shpreh Balliu.
Balliu shpjegoi sipas tij dhe një ndër shkaqet kryesore pse Berishës i erdhi kjo goditje e “non-grata”-s duke u shprehur se sulmi ndaj Berishës filloi menjëherë pas një “grushti shteti” sipas tij ku opozitës iu kërkua të bashkëpunonte me PS por që hasi në kundërshtimin e fortë të Sali Berishës.
“Këto deklarata nuk kanë të bëjnë me administratën e re që po vjen. Këtu kemi të bëjmë me nje grusht shteti nga të gjithë; me Blinken, Soros e të gjithë këta. Sali Berishës iu propozua gjatë zgjedhjeve nga këshilltarët izraelit të PD se nëse do ishte dakort për koalicion me PS pas zgjedhjeve të 2021 dhe ai u shpreh kundër.
Pas kapjes së drejtësisë këta kërkonin të kapnin dhe opozitën por duke i marrë votat e popullit opozitar për t’ia falur qeverisë. Ai është grusht shteti, brenda shtetit. Menjëherë më pas Basha tha në Këshillin Kombëtar të PD se donte të bashkëpunonte me PS por Sali Berisha i doli kundër dhe prandaj e shpallën “non-grata”, për ta dëmtuar aktorin që nuk pranonte këtë bashkëpunim. Nuk do ishte koalicion, por do ishte krijimi i një shtetit kukull ku opozita dhe qeveria janë në një vend dhe ku shiten mandatet opozitare”, tha Klevis Balliu.